7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeVillma Ruskovska: Presidenti dhe lideri i opozitës nuk mund të komentojnë vendimet...

Villma Ruskovska: Presidenti dhe lideri i opozitës nuk mund të komentojnë vendimet gjyqësore

Në një kohë kur vendi i dëshpëruar po përpiqet të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në, deklaratat e tilla vetëm na largojnë nga kjo datë, tha shefja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska në komentin e saj për deklaratat e zyrtarëve të lartë politikë në vend në lidhje me vendimet e gjykatës për rastin “27 prilli”.Duke folur për këtë temë, në edicionin e sotëm të emisionit “360 Gradë” në Alsat, Ruskovska tha:

“Nëse marrim datë, së pari do të hapen kapitujt 23 dhe 24, ku është sistemi gjyqësor dhe sundimi i ligjit. Mendoj se lideri i partisë më të madhe opozitare, i cili mund të bëhet kryeministri i këtij vendi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, aq më pak presidenti i vendit, nuk duhet të japin deklarata të tilla. Kjo nuk është puna e tyre. Nuk mund të lejojnë që të komentojnë vendimet gjyqësore, kualifikimet, sepse, për mendimin tim, kjo vë presion të drejtpërdrejtë politik mbi punën e gjykatave” tha Ruskovska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments