10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajme(VIDEO)KRYEMINISTRI ZORAN ZAEVI: FILIPÇE DO TË JETË MINISTËR DERISA TË ZBARDHET RASTI...

(VIDEO)KRYEMINISTRI ZORAN ZAEVI: FILIPÇE DO TË JETË MINISTËR DERISA TË ZBARDHET RASTI I ZJARRIT NË TETOVË

Tragjeditë ndodhin gjithkund në botë. Kjo ishte deklarata e kryeministrit Zoran Zaev në pyetjen se a do të tërhiqet Qeveria pas tragjedisë në Tetovë ku nga zjarri që e përfshiu spitalin modular, në të cilën po trajtoheshin pacientët me kovid, humbën jetën 14 persona, ndërsa 12 të tjerë mbetë të lënduar. Ai tha se në bazë të raportit të ekspertizës forenzike profesionale nga hetimi, do të marrë vendim në lidhje me dorëheqjen që te ai e paraqiti ministri  i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Zoran Zaev, kryeministër

“Tragjeditë ndodhin gjithkund në botë, dhe ashtu siç kam thënë në njoftimin për opinjonin, e kuptoj si akt moral dorëheqjen e ministrit të shëndetësis, zëvendësit, dretjorit të spitalit dhe drejtorit ekonomik, si akt parasëgjithash njerëzor,  etik dhe moral, dhe ja ato tani më kanë droëzuar dorëheqjen, por nuk mendoj se e gjithë qeveria duhet të jap dorëheqje për këtë shkak”

Kreu i Egzekutivit gjithashtu tha  se nuk ka infromacione se kush e ka kryer mbikëqyrjen e ndërtimit të spitalit modular në Tetovë.

Zoran Zaev, kryeministër

“Nuk kam informacion për mbikqyrjen, do të na japin me siguri instucionet kopetente përgjigje. Pranim-dorëzimi është i qartë i definuar për këtë projekt, por nuk do të hyja në detaje. Bëhet fjalë për objekte modulare të montuara. Projekt i Bankës Botërore që është realizuar përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, përmes linjës kreditore për nevojat e rasteve sociale në vend dhe në përgjegjësi për sistemin shëndetësor”.

Zaev po ashtu nuk ka informata se deri ku ka arritur hetimi, por sqaroi se ekspertët forenzikë nga MPB-ja punojnë së bashku me ekipet, nga DMSH për zjarret. Ai thotë se  kanë mbërritur edhe njerëz nga Gjermania dhe e rëndësishme është që të ketë një rezultat të shpejtë sepse qytetarët e kërkojnë atë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments