12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmePTHP njofton për ndërmarrjen e masave për rastin tragjik në Spitalin e...

PTHP njofton për ndërmarrjen e masave për rastin tragjik në Spitalin e Tetovës

Prokuroria Themelore Publike – Tetovë njoftoi se vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve për zbardhjen e rastit tragjik në Spitalin Modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona.

“Krahas masave që janë shqiptuar deri tani dhe urdhrat për ekspertizë, është dhënë urdhër në Ministrinë e Shëndetësisë për dorëzimin e dokumentacionit të plotë sa i përket ndërtimit të Spitalit Modular në Tetovë. Për këtë qëllim janë dërguar hetues nga PTHP Tetovë në ministri për të marrë dokumentacionin e plotë që do të jenë lëndë”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Ata shtojnë se pesë prokurorë kanë paraqitur kërkesë për dhënie ndihmë në procedurë penale në PTHP Veles që për personin juridik nga Velesi të ndërmerret dokumentacioni i plotë në ndërtimin e Spitalit Modular në Tetovë.

“Është dhënë urdhër deri te Spitali i Tetovës për dorëzimin e të dhënave në drejtim të asaj nëse Spitali i Tetovës ka përgatitur Elaborat për ruajtjen e kemikaleve dhe lëndëve djegëse si dhe gjeneratorë gjatë ndërprerjes së rrymës dhe po ashtu të dorëzohet plani i instalimit elektrik në spitalin modular”, thonë nga PTHP.

Ata sqarojnë se është dhënë urdhër që të sigurohen incizimet të publikuara në rrjete sociale, të sigurohen lista e anëtarëve të familjes si dhe personave të vdekur dhe po ashtu edhe pacientët e sëmurë që janë evakuuar.

“Gjatë mbledhjes së të dhënave, personat do të merren në pyetje në PTHP Tetovë dhe do të përgatitet raporti i posaçëm për zyrtarët policorë që arritën në fillim, nëse ka qenë ndonjë polic dhe për mënyrën se si SPB Tetovë është njoftuar për zjarrin”, thonë nga PTHP.

Nga PTHP shtojnë se është dhënë urdhër që të sigurohet dokumentacioni sa i përket spitalit modular dhe po ashtu kërkuar të sigurohen të dhëna në lidhje me personin i cili ka qenë përgjegjës për ndërtimin, person i cili ka pasur autorizim gjatë ndërtimit dhe të dorëzohet raport nëse është bërë pranimi teknik, kush e ka kryer dhe cilët janë personat që e kanë përgatitur specifikimin teknik për Spitalin Modular.

Po ashtu është dhënë urdhër për ekspertizë të ndërtimit në Institutin Ndërtimor “Maqedonia” dhe me këtë do të shqyrtohen tavani, muret, dyert, me çfarë materiali janë përpunuar dhe çfarë materiale është vendosur në spitale.

https://telegrafi.com/pthp-njofton-per-ndermarrjen-e-masave-per-rastin-tragjik-ne-spitalin-e-tetoves/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments