19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajme(VIDEO) ZV/KRYEMINISTRI BULLGAR: NE DUAM TA NDIHMOJMË, SHKUPI NA GODET PAS SHPINËS

(VIDEO) ZV/KRYEMINISTRI BULLGAR: NE DUAM TA NDIHMOJMË, SHKUPI NA GODET PAS SHPINËS

Komisioni Evropian ka rregull të qartë që vlen për të gjithë dhe ajo është se nuk ka hyrje në BE pa zgjidhur kontestet bilaterale, ka thënë zëvendëskryeministri bullgar, Krasmir Karakaçanov. Ai ka akuzuar Maqedoninë e Veriut se nuk dëshiron të gjejë zgjidhje, por të tejkalojë situatën me truçe dhe mashtrime.

Krasmir Karakaçanov

“Shkupi nuk ka dëshirë për t’i zgjidhur çështjet. Vlerësojnë se mund të shërbehen me truqe, si deri më tani. Bullgaria t’i mbështesë, ndërsa ata të na ngulin thikë në shpinë si falemenderim dhe të na diskreditojnë. Ata filluan me ndjekjen e njerëzve që deklaroheshin bullgar, pastaj konflikt me Shqipërinë, skandale me Greqinë, skandale me Bullgarinë edhe atë 28 vjet me radhë. Për këtë shkak disa bullgarë vijnë nga Maqedonia dhe marin shtetësi bullgare”

Karakaçanov ka shtuar se Bullgaria qartë ka thënë se mbështetja për në BE mvaret nga implementimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë, që u nënshkrua para tre viteve dhe e njëjta ai vlerëson se nuk është implementuar deri më tani.

Krasmir Karakaçanov

“Deri më tani miqtë tanë në Maqedoni kanë marrë vetëm të mira nga Bullgaria. Ne të parët e pranuam pavarësinë, thuajse 30 vite kur Bullgaria bën diçka të mirë nuk dëgjohet asnjë fjalë e mirë”.

Zëvendëskryeministri bullgar ka thënë se kur i ngrisin çështjet e historisë së përbashkët, keqpërdorimin e identitetit bullgar, reagimi nga Shkupi nuk është pozitiv, por manifestohet tendenca për shkatërrimin e përmendoreve bullgare e falsifikimin e historisë.

Arben Zeqiri /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments