7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) ZAEVI PESIMIST PËR MBAJTJEN E KONFERENCËS NDËRQEVERITARE MË 22 QERSHOR

(VIDEO) ZAEVI PESIMIST PËR MBAJTJEN E KONFERENCËS NDËRQEVERITARE MË 22 QERSHOR

Zaev ka ndjesinë që më 22 qershor nuk do të ketë mbajtje të konferencës së parë ndërqeveritare. Mirëpo, nëse në ndërkohë arrijnë marrëveshje me Bullgarinë, thotë se kjo do të ishte edhe më mirë. Siç njoftoi, me shumë gjasa të enjten do të mbahet takim në Bullgarisë, për të diskutuar siç tha detaje, nga propozimi portugez, por përsëriti se në asnjë mënyrë nuk diskutojnë për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Zoran Zaev, kryeministër

“Kam ndjesi që më 22 qershor, nuk do të zgjidhet problemi, sepse Bullgaria ka Qeveri teknike dhe nuk ka Parlament, por nuk është e pamundur të zgjidhet problemi. Përse e them këtë, e them që të mos i rris pritshmëritë e të gjithëve, sepse realisht në Bullgari më 11 korrik i kanë zgjedhjet. Por, ndjej përgjegjësi para populli tonë të ju tregoj se ne po bëjmë gjithçka dhe nuk ka asgjë të keqe nëse arrijmë marrëveshje, e cila do të ishte e verifikuar nga Parlamenti dhe Qeveria e ardhshme”.

Kryeministri Zaev takimin me presidentin bullgar, Rumen Radev gjatë vizitës në Bruksel, e cilësoi shumë të rëndësishëm.

Po ashtu ai tregoi se ka pasur rastin të zhvilloj një takim 10 minutësh me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden. Duke treguar se çfarë kanë biseduar në takim, Zaev tha se e ka ftuar atë ta vizitoj Ballkanin Perëndimor dhe se ai është shprehur se me kënaqësi do ta bëjë këtë në të ardhmen.

Zoran Zaev, kryeministër

“Më e rëndësishmja ishte ta ftojmë presidentin e SHBA-ve ta vizitoj Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor. Shprehi kënaqësinë pozitive sepse siç tha kam punuar për Ballkanin, e njoh Ballkanin, sigurisht e dini se ai e ka humbur djalin këtu dhe me kënaqësi do të bëj plane në agjenden time të ardhshme të vizitoj Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor”.

Përndryshe, më 22 qershor mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Ministrave të Bashkimit Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments