6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeTetovë, Komuna rrezikon procesin e gazifikimit, nuk reagon për objektin pa leje...

Tetovë, Komuna rrezikon procesin e gazifikimit, nuk reagon për objektin pa leje afër gazsjellësit

https://portalb.mk/747998-tetove-komuna-rrezikon-procesin-e-gazifikimit-nuk-reagon-per-objektin-pa-leje-afer-gazsjellesit/

Procesin e gazifikimit në Tetovë ka disa muaj që po e pengon një objekt pa leje i cili ndodhet vetëm tre metra afër gazsjellësit, gjë që që është e ndaluar me ligj. Nga Drejtoria e Resurseve Energjetike kanë kërkuar nga Komuna e Tetovës rrënimin e këtij objekti në mënyrë që të mos pengohet procesi i gazifikimit, megjithatë, përgjigje nuk kanë marrë. Madje, nga kjo komunë nuk përgjigjen as në pyetjet gazetareske të Portalb.mk se pse pengojnë gazifikimin duke mos siguruar kushte për të. Portalb-i siguroi dokumentin ku kërkohet rrënimi i objektit pa leje.

Ndërtimi i rrjetit të gazsjellësit për në Tetovë dhe Gostivar nga pjesa e Shkupit edhe pse premtohet tash më shumë se pesë vite nga kryetarja aktuale e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, nga e njëjta komunë nuk ka bashkëpunim për përfundimin e këtij projekti. Madje, bën pengesa.

Bajram Rexhepi, drejtori i Resurseve Energjetike në RMV

Bajram Rexhepi, drejtori i Resurseve Energjetike në RMV për Portalb.mk potencoi se me ekzistimin e atij objekti pa leje edhe eventualisht të ndonjë objekti tjetër, projekti për gazsjellësin nuk do të mund që të merr leje përdorimi. Ai shtoi se autoritetet e komunës së Tetovës nuk i janë përgjigjur kërkesës së tij.

“Projekti për gazsjellësin nuk do të merr leje përdorimi asnjëherë në qoftë se ka objekte pa leje përreth tij. Objekti në fjalë i cili na krijon probleme ndodhet 3 metra larg gazsjellësit. Ne fillimisht kërkuam nga komuna e Tetovës informacion se a ka leje ndërtim ai objekt, pasi na informuan se nuk ka, kërkuam rrënimin e tij për shkak se vetëm ata e kanë këtë kompetencë, nuk kemi marrë përgjigje ende” tha Bajram Rexhepi, drejtor i Resurseve Energjetike në Maqedoninë e Veriut.

Portalb.mk siguroi dokumentin ku kërkohet rrënimi i këtij objekti:

Ky është objekti problematik, i njëjti është në fazë ndërtimi (pa leje).

Objekti i cili pengon procesin e gazësjellësit në Tetovë.
Objekti i cili pengon procesin e gazësjellësit në Tetovë.

Edhe pse parashtruam pyetje disa herë, tentuam të kontaktojmë me zëdhënësit e komunës së Tetovës, nga kjo komunë nuk deshën të prononcohen në lidhje me këtë temë.

Premtohet nga viti 2017

Një ndër premtimet kryesore të kryetares aktuale të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka qenë edhe gazifikimi i qytetit të Tetovës, duke u bazuar në një studim të fizibilitetit i cili kësaj komune i kushtoi plot 6 milion euro.

Sipas këtij studimi të fizibilitetit, fillimisht planifikohet gazifikimi i shkollave dhe më pas edhe i gjithë qytetit, përfshi për amvisëritë dhe për ngrohje.

Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.
Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës gjatë vitit 2018 kishin deklaruar se ju është premtuar se punët për gazsjellësin do të përfundonin gjatë vitit 2020.

“Nga bisedat që i kemi pasur, normalisht jozyrtare, me drejtorin e resurseve energjetike, ata janë optimist se Tetova do të përfshihet në trasenë kryesore, dhe nëse nuk gaboj – ata kanë arritur deri në anën e Gostivarit me punë, dhe janë shumë optimist se deri në vitin 2020, kjo çështje do të përfundojë” deklaruan nga Komuna e Tetovës për gazetën KOHA në vitin 2018.

Komuna e Tetovës nuk bashkëpunon në këtë proces

Objekti pa leje rrezikon që gazsjellësi të mos marrë lejen e nevojshme për përdorim në qoftë se i njëjti nuk rrënohet ndërkaq kompetencat për këtë i ka vetëm komuna e Tetovës, të njëjtit edhe pse vetë kanë pranuar se objekti është pa leje, nuk e kanë rrënuar dhe nuk përgjigjen në pyetjet gazetareske e as institucionale se pse objekti ende nuk është rrënuar.

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës nuk e ka kryer edhe një detyrë tjetër për këtë proces që është themelimi i një Ndërmarrje Publike enkas për gazifikim, kjo për shkak se secili qytet i cili është përfshirë në këtë proces ka ndërmarrjen e vet për gazifikim ndërsa ndërmarrja qendrore është në Shkup.

Ndryshe, nga Qeveria e RMV-së kishin siguruar 90 milion euro për 204 kilometra rrjet të gazsjellësit. Eko aktivistët vazhdimisht kanë bë thirrje për sjelljen e gazit natyror në rajonin e pollogut, marrë parasysh se ishte një ndër rajonet më të ndotura në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments