1 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajme( video) VMRO-DPMNE Mickoski:Qeveri teknike. Pres dorëheqjen e Spasovskit, mbështesim iniciativën e...

( video) VMRO-DPMNE Mickoski:Qeveri teknike. Pres dorëheqjen e Spasovskit, mbështesim iniciativën e ASH-AAA

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se pret që ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski që sot të jep dorëheqje, ndërsa në rast se kjo nuk ndodhë, Mickoski tha se do të mbështesin iniciativën e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për interpelancë ndaj ministrit Spasovski.

“Unë pres që Oliver Spasovski qysh sot menjëherë të jep dorëheqje, të mos vijë deri tek interpelanca, nëse vjen deri tek interpelanca, kuptohet se do ta kenë përkrahjen tonë”, tha Mickoski.

Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp ka akuzuar Qeverinë, dhe konkretisht Ministrinë e Punëve të Brendshme për arratisjen e Sasho Mijallkovit.

“Deri sa Ministria e Punëve të Brendshme e Oliver Spasovskit shkruan gjoba për qytetarët dhe lavdërohet çdo mëngjes se sa gjoba kanë shqiptuar për mos-mbajtje të maskës, Sasho Mijallkovin e lëshuan të ikte me milionat”, deklaroi Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments