19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeReagon Çun Lajçi: Nuk e kam lavdëruar Artan Grubin, mos ma keqpërdorni...

Reagon Çun Lajçi: Nuk e kam lavdëruar Artan Grubin, mos ma keqpërdorni emrin!

Reagim

Më vjen keq, por nëse po mendoni për ket Çun Lajçin që asht hala gjallë, që knon e shkruen e flet, atëherë dijeni se njiherë kam qenë në”Ditën e plisit” para 10 viteve i ftuem nga Artan Grubi, por kurrë ma as s’e kam takua, as s’i kam folë as që i kam shkrua ndonjiherë letër mbështetëse për punët e mira a t’këqia n’postet e tia qeveritare!Ndaj mos ma keqpërdorni mirësinë time për postet tueja politike, se ju vret dashnia ime e madhe ndaj popullit tim.

Unë shkruej, por jo për juve që s’di kush jeni, çka bani, si punoni e çka punoni!- E aç ma pak për allëshverishet e Ali Ahmetit e bashkëpunëtorve te tij më qeveritarët maqedonas!Turp t’ma keqpërdorni emnin për hesapet tueja politike, e ta përdorni fotografinë time, për mashtrime e dezinformime!

Mosni more, se nuk kam vdekë hala!

Çun Lajçi

Shkup, 23.02.2021

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments