13.3 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajme(VIDEO) “TASH ËSHTË KOHA”, ALEANCA DHE ALTERNATIVA SHPALOSËN KORNIZAT E PROGRAMIT ZGJEDHOR

(VIDEO) “TASH ËSHTË KOHA”, ALEANCA DHE ALTERNATIVA SHPALOSËN KORNIZAT E PROGRAMIT ZGJEDHOR

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, në paraqitjen e tyre të parë të përbashkët e shpalosën slloganin “Tash është koha” dhe korrnizat kryesore të programit zgjedhorë “shtet për të gjithë” me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e caktuara për më 15 korrik. Krerët e të dyja partive, Afrim Gashi dhe Zijadin Sela thanë se bashkimi i dy partive të mëdha shqiptare vjen si rezultat i dëshirës së qytetarëve, vetëmohimit dhe sakrificës dhe simbolizon bashkimin e votës shqiptare. Kreu i Alternativës Afrim Gashi tha se janë munduar që në program të mos e përfshijnë as edhe një shkronjë të cilën ata nuk besojnë se mund ta realizojnë.

Afrim Gashi, Alternativa

Shtylla kryesore e këtij koalicioni është pikërisht unifikimi i dy subjekteve të mëdha shqiptare, për të dalur bashkë në zgjedhje dhe për ta shfaqur këtë unitet, sakrificë e vetëmohim, konform shqiptarëve. Dhe pika e dytë që është e rëndësishme për ne është qasja që kemi vendosur të kemi në raport me programin zgjedhorë, apo me ofertën me të cilën ne do të kërkojmë vota në këto zgjedhje. Edhe ne kemi mundur të mendojmë ëndrra të ndryshme, të flasim për sllogane planetare, të flasim për premtime boshe, simbolike e që nuk kanë përmbajtje, por ne kemi vendosur që  në këto zgjedhje si koalicion të bëjmë një program i cili në vete  ngërthen dy komponente kryesore, e para është të gjejë zgjidhje për problemet më të mëdha që i kanë shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e vendit dhe komponenta e dytë është se jemi munduar të mos shkruajmë as një shkronjë që ne nuk besojmë se mund ta realizojmë.

Ndërsa kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se Programi i emëruar shtet i barabartë për të gjithë ka për qëllim ç’rrënjosjen e të gjitha pabarazive në shtet, duke nënvizuar se fakti që, siç tha ai, shqiptarët janë për 65 përqind më të varfër në vend, flet për pabarazitë që mbizotërojnë në shtet.

Ziadin Seka, Aleanca për Shqiptarët

Koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët ka simbolikën e bashkimit të votës shqiptare dhe fuqizimin sa më tepër të votës shqiptare. Ky do të jetë mesazhi kryesorë edhe gjatë kësaj fushate…. Kuptohet që ne kemi një program të begatë, një program ku ne jemi të fokusuar në çrrënjosjen e të gjitha formave të pabarazisë, jo rastësisht e kemi titulluar programin tonë ‘shtet për të gjithë’, shtet për të gjithë sepse deri tani shteti nuk ka qenë i barabartë për të gjithë, shteti në të gjithë vertikalen e funksionimit të tij, nuk ka qenë i barabartë dhe këtë e shohim në format më të dhimbshme të mundshme, tek i dëgjojmë vendimet e gjykatave të cilat vazhdojnë të jepen në bazë të emrave dhe mbiemrave dhe përkatësisë etnike që ke…A e dini kush janë më të varfër në këtë shtet, shihni tek ndihmat të cilat i ndan qeveria dhe do ta shihni sepse shqiptarët nga këto ndihma tani marrin 65 përqind dhe kjo flet se shqiptarët janë për 65 përqind më të varfër”.

Krerët e partive vlerësojnë se  KSHZ padrejtësisht nuk po ja jep anëtarin e komsionit Aleancës për shqiptarët dhe Alternativës, si subjekt që i takon, duke nënvizuar se ata që po pamundësojnë një gjë të tillë dëshirojnë që ky koalicion të mos ketë kontroll mbi procesin zgjedhorë me qëllim manipulimin. Por krerët e partive i sigurojnë qytetarët se pavarësisht vendimit të KSHZ-së, vota e qytetarëve do të jetë e mbrojtur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments