15.3 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajme(VIDEO) Sindikata e Policisë reagon ndaj sjelljes së kryeministrit teknik

(VIDEO) Sindikata e Policisë reagon ndaj sjelljes së kryeministrit teknik

Fushatat zgjedhore të bëhen larg institucioneve, sjellja e Xhaferit është e pa pranueshme. Kështu reagojnë nga Sindikata e Pavarur e Policisë, për veprimin e kryeministrit teknik Talat Xhaferi, I cili gjatë vizitës në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, qortoi të punësuarit duke i dërguar secilin nëpër vendet e veta. Nga Sindikata kërkojnë që ministri dhe ministri plotësues i MPB-së, të rreshtohen në anën e të punësuarëve.

Goce Dellçev, Sindikata e Pavarur e Policisë

“Këtë pres konferencë e mbajmë për presedanin që u bë dje nga ana e kryeministrit teknik, i cili në mënyrë të pautorizuar hynë dhe në mënyrë të pautorizuar inçizuan të punësuarit të cilët kryenin punët e tyre në SPB Tetovë”.

Për të njejtën gjë reagoi edhe koalicioni VLEN. Blerim Sejdiu, tha se i vetëshpalluri “Ajnshtajn”, dje ka bërë shkelje ligjore, pasi të paraqitesh në institucionet shtetërore pa paralajmëruar dhe futesh me kamera, është shkelje ligjore dhe keqpërdorim i të dhënave personale të qytetarëve.

Blerim Sejdiu, VLEN

“Ai qortoi nëpunësit se për tollovinë e krijuar para sporteleve, por harroi se, ai dhe partia e tij janë përgjegjës për këtë maltretim të qytetarëve të Tetovës me rrethinë. Talati dje, me vetë gojën e vet, na dëshmoi se sa keq jeton populli shqiptar, ai vetë dëshmoi se në institucionet ku ‘shefa’ janë kuadër të BDI-së, ata institucione kanë dështuar”.

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, të premten gjatë vizitës së tij në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë, është parë duke i qortuar administratorët e SPB Tetovë, nga të cilët ka kërkuar që t’u shërbejnë qytetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments