11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajme(VIDEO) MIRATOHET LIGJI PËR KTHIMIN E PARAVE PËR PARTITË POLITIKE

(VIDEO) MIRATOHET LIGJI PËR KTHIMIN E PARAVE PËR PARTITË POLITIKE

Deputetët e të gjitha partive parlamentare, me konsensus absolut dhe pa ndonjë debat kanë miratuar mbrëmë vendimin për t’i kthyer paratë për partitë politike që me aktvendimin e 19 Qershorit, Qeveria i ndërpreu gjatë gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të virusit korona. Në një pako partitë i votuan edhe mjetet për vitin e ardhshëm 2021, raporton SHENJA.

Gjatë muajit qershor me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria solli aktvendim me fuqi ligjore për financim të partive politike në vitin 2020, me çka u tha se katër milionë euro të parapara për partitë politike do të mbeten në buxhet. Tani me ndryshimet e reja do ta marrin pjesën e mbetur, e cila megjithatë nuk do të jetë në total 4 milionë euro, por për 30% më pak nga ajo shumë. Sipas ndryshimeve ligjore të miratuara mbrëmë në Kuvend, partitë tani do të marrin edhe pjesën e shumës që u ishte ndërprerë për këtë vit edhe shumën që ju takon për vitin 2021 dhe që të dyja të shkurtuara për 30% më pak nga siç ishte paraparë në ligjin fillestar.

Shuma e përgjithshme për financim vjetor të partive politike për vitin 2020 dhe 2021, janë në nivel prej 0.105% të të hyrave të përgjithshme buxhetore. Dallimin që ju ndërpre gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, partitë do ta marrin më së voni deri më 31 dhjetor.

Paraprakisht Kuvendi mbrëmë caktoi edhe katër seanca të tjera ku mes tjerash u miratuan edhe ligje që dalin nga pakoja e katërt e masave të Qeverisë për parandalimin e pasojave nga kriza e Kovidit, për dallim nga ditët dhe javët e kaluara kur si pasojë e përplasjeve mes pushtetit dhe opozitës shumë seanca u anuluan për shkak të mungesës së kourumit.

Arben Zeqiri /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments