9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) MINISTRI NUREDINI: DËNIME NGA 200 MIJË EURO PËR NDOTËSITË E AJRIT

(VIDEO) MINISTRI NUREDINI: DËNIME NGA 200 MIJË EURO PËR NDOTËSITË E AJRIT

Denimet për industritë që ndotin ajrin do të rriten për 20%. Ndotësit do duhet të paguajnë 200.000 euro denim. Kjo do të bëhet pas miratimin të ndryshimeve të reja ligjore të cilat siç bëri të ditur ministri i Ambientit Jetësor Naser Nuredini, kanë kaluar në Qeveri këtë javë, ndërsa do duhet të kalojnë edhe në Kuvend. Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Nuredini deklaroi se kushdo që ndot ajrin, duhet të denohet dhe siç tha egzistojnë korrniza të caktuara në të cilat industritë mund të punojnë.

Naser Nuredini, ministër i Ambientit Jetësor  

“Kemi kërkuar nga ministri i Drejtësisë  ta ndryshoj Ligjin për kundërvajtje. Ai kaloi në Qeveri këtë javë dhe do të ndryshohet. Në ligjin e vjetër denimi maksimal ishte 100.000 euro, me ndryshimet në vitin 2018 u bë 10.000 dhe ne tani kërkojmë që të mundësohet që denimet të rriten për 2 fish më shumë, gjegjësisht të jenë 200.000 euro”.

Ministri pranoi që nuk kanë arritur ta realizojnë planin ku për dy vite Shkupi do duhej të kishte 50% më pak ajër të ndotur.

Naser Nuredini, ministër i Ambientit Jetësor  

“Disa shkolla dhe kopshte, i bëmë më efikase, gjithashtu edhe disa institucione. A arritëm 50% ulje të ajrit të ndotur? Fatkeqësisht ende nuk kemi arritur. Arsyeja nga e cila nuk arritëm është përshkak të faktit se duhet të ndryshojmë shumë në sistemin e ngrohjes në vendin tonë. Duhet të bëjmë më shumë kontrolle në industritë”.

Orët policore që u caktuan përshkak të Covid-19, siç tha ministri treguan se trafiku dhe transporti, kanë rol të rëndësishëm në kualtetin e ajrit. Ajri i ndotur shtoi ai, është ulur në mënyrë të dukshme gjatë orëve policore.

Para, disa ditëve kryetati i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se për të ulur ajrin e ndotur duhet të zbatohen tre komponenta, të bëhet mbikëqyrje inspektuese e shpeshtuar e kapaciteteve industriale, stimulim i qytetarëve për ta shfrytëzuar transportin publik në vend të automjeteve dhe të bëhet ngrohja e organizuar të shtëpive.

Emine Ismaili /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments