7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) MINISTRI I KULTURËS VIZITON INSTITUTIN E TRASHËGIMISË

(VIDEO) MINISTRI I KULTURËS VIZITON INSTITUTIN E TRASHËGIMISË

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili vizitoi Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, ku përfaqësuesit e kësaj të fundit japin llogari për punën që e kanë bërë në këmbim të mbështetjes që Ministria e Kulturës i ka ofruar institutit. Ministria e Kulturës për vitin 2020 ka ndarë 3 milionë e 200 mijë euro, mjete të cilat instituti do t’i shfrytëzojë për botimin e librave, revistave, konferencave shkencore, hulumtimeve jashtë shtetit dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në qendrat botërore. Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani tha se mbështetja e ofruar nga Ministria e Kulturës është shumë e madhe.

Skender Hasani, drejtor i ITSHKSH

“Shuma totale që e ka mbështet në programin vjetor institutin, në vitin 2020, kalon shifrën 3 milion e 200 mijë denarë, që është një shifër e madhe, mbështetje e jashtëzakonshme që neve na bën përgjegjës dhe të ndërgjegjshëm për punën dhe besimin që na e ka dhënë Ministria e Kulturës ”

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, tha se është ndarë mjaft i kënaqur nga puna e Institutit, për shkak të vlerave që janë promovuar dhe pikërisht për këtë arsye, tha ai, mbështetja e Ministrisë është akoma më e madhe krahasuar me vitin e kaluar.

Hysni Ismaili, Ministër i Kulturës

“Ne gjatë gjithë kohës kemi qenë në bashkëpunim të ngushtë me drejtorin, i kemi koordinuar aktivitetet tona dhe jam mjaft i kënaqur për shkak të vlerave që i ka promovuar ky institucion dhe mu për atë shkak është edhe mbështetja jonë edhe vitin e kaluar edhe këtë vit. Na ka dhënë kurajo që edhe më shumë bashkëpunimi të jetë edhe më i ngushtë dhe përkrahja jonë të jetë edhe më e madhe ”

ISHTKSH për këtë vit ka paraparë shumë projekte në sferën e botimeve, ky institut do ta botojë revistën “Studime Albanologjike”, që sipas drejtorit, tashmë është revistë ndërkombëtare, do të botohet revista “Skupi”që del pas çdo konference shkencore, do të botohet Ballkanologjia që është një konferencë dhe revistë botërore. Instituti do të ketë edhe manifestime të tjera, siç janë konferenca e ballkanologjisë, hulumtimet të cilët bëhen dhe prezantojnë trashëgiminë kulturore shqiptare në qendrat botërore.A

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments