18.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeVIDEO/ “F*ck NATO”! Me thirrje raciste e anti-perëndimore, ekstremistët serbë protestojnë në...

VIDEO/ “F*ck NATO”! Me thirrje raciste e anti-perëndimore, ekstremistët serbë protestojnë në Beograd për “vëllezërit në Kosovë”

Qindra qytetarë serbë kanë vërshuar mbrëmjen e sotme në rrugët e Beogradit për të protestuar, siç shprehen ata, në mbështetje të serbëve të Kosovës.

Protesta vjen pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, për shkak të provokimeve të njëpasnjëshme nga grupe serbe të cilët kanë bllokuar rrugët, si dhe kanë sulmuar në disa raste me armë zjarri autoritetet policore vendase.

Në këtë protestë të zhvilluar pranë Kishës së Shën Savës në Beograd, protestuesit kanë hedhur parrulla raciste, kërcënuese dhe ofenduese ndaj shqiptarëve.

Turma është dëgjuar gjithashtu me thirrje kundër perëndimit dhe NATO-s.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments