8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) ANTIKORRUPSIONI MONITORON PROCESIN ZGJEDHOR, NDALOHEN PUNËSIME DHE SHKARKIME NGA PUNA

(VIDEO) ANTIKORRUPSIONI MONITORON PROCESIN ZGJEDHOR, NDALOHEN PUNËSIME DHE SHKARKIME NGA PUNA

Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion rikujton se do ta monitorojë procesin zgjedhor, si dhe i tregon edhe një herë rregullat dhe obligimet ligjore për institucionet. Ata thonë se nuk duhet të fillohet asnjë procedurë për punësimin e personave të rinj ose procedurë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës nëpër institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa procedurat e filluara duhet të mbahen në pritje, përveç në rastet të çështjeve urgjente dhe që nuk mund të shtyhen.

Komisioni për Antikorrupsion

“Nuk mund të niset asnjë procedurë punësimi të personave të rinj ose procedurë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike, dhe procedurat e filluara do të lihen në pritje, përveç në rastet e çështjeve urgjente dhe që nuk mund të shtyhen. Nuk mund të bëhen pagesa të pensioneve, asistencës sociale ose pagesa të tjera dhe kompensime materiale nga mjetet buxhetore ose nga mjetet publike që nuk janë pagesa mujore të rregullta”.

Poashtu e përkujtojnë edhe obligimet ligjore për periudhën 20 ditë para fillimit të fushatës zgjedhore dhe deri në përfundimin e zgjedhjes së deputetëve.

Komisioni për Antikorrupsion

“Nuk mund të mbahen ngjarje publike me rastin e ndërtimit ose vënies në punë të objekteve me mjete nga Buxheti, ose nga fondet publike, ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose personave të tjerë juridikë, që disponojnë me kapital shtetëror, në infrastrukturë siç janë rrugët, ujësjellësi, kanalizimet, fushat sportive dhe objektet tjera, ose objektet e tjera për veprimtari shoqërore si shkolla, kopshte për fëmijë dhe objekte të tjera”.

Më tej, thonë se ndalohet përdorimi i hapësirave të zyrave, pajisjeve të zyrave dhe automjeteve zyrtare të organeve shtetërore për nevojat e fushatës zgjedhore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments