4.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi në Click Plus sqaroi dilemat: Nuk i kam shërbyer DPMNE-së,...

Talat Xhaferi në Click Plus sqaroi dilemat: Nuk i kam shërbyer DPMNE-së, por a e bëri këtë LSDM-ja?

Pasi e la postin e kryeparlamentarit, Talat Xhaferi në emisionin “Click plus” ka sqaruar të gjitha dilemat dhe kritikat që janë drejtuar ndaj tij, duke filluar që nga mosmarrja e imunitetit të deputetit Trajko Veljanoski, Kërste Mukoski dhe pse e zvarriste konstituimin e seancës plenare për Ligjin për Prokurori Publike.

I pyetur se a i shërbeu VMRO-DPMNE-së, kur nuk iu mor mandati Trajko Veljanoskit dhe Kërste Mukoskit, pasi kjo përshtypje u krijua në publik, Talat Xhaferi tha se këtë përshtypje e kanë shkaktuar vetë anëtarët e LSDM-së, të cilët ai i porositi që të shkojnë t’i pyesin organet e partisë se pse nuk u siguruar kuorum për këto çështje.

“Të gjithë ata pretendues, që supozoj se janë pjesëtar të LSDM-së që akuzojnë se i kam shërbyer VMRO-DPMNE-së, i këshilloj të shkojnë në organet partiake, të komunikojnë me subjektin të cilit i takojnë, të shohin se nga burojnë të gjitha ato punë, kurse nga ana tjetër që të arsyetohen thonë se fajtori është Talat Xhaferi se i shërben VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Xhaferi.

Për të komentuar deklaratat e Xhaferit por edhe për të mësuar se nëse LSDM-ja i ka nxitur përshtypjet se Xhaferi është duke i shërbyer VMRO-DPMNE-së, e pyetëm zëdhënsin e kësaj partie, Kostadin Kostadinov. Ai e mohoi këtë, por nuk dha përgjigje për atë se ai ajo që i shërbeu DPMNE-së?

“Qëndrimi i LSDM-së gjithmonë thuhet nga lideri Zoran Zaev. Deri në këtë moment, nuk është thënë një gjë e tillë nga Zoran Zaevi sigurisht se ne si parti ftojmë për përgjegjësi për gjithkë i cili ka gabuar para Ligjit”, tha Konstandinov.

Veljanoski dhe Mukoski janë të dyshuar për sulmin e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, i pari si organizator dhe i dyti se i hapi dyert e Kuvendit. Xhaferi ka folur edhe për rastin e 27 prillit, sipas tij momenti që nuk do ta harrojë kurrë, është kur Nikolla Todorovi i VMRO-DPMNE-së e ka pyetur për zyrën e deputetit dhe liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

“Normal se është ajo që nuk do ta harroj asnjëherë, pyetjen e Nikolla Todorovit se cila është zyra e e Ziadin Selës”, shtoi Xhaferi.

Xhaferi edhe pse në postin e kryparlamentarit të Kuvendit erdhi si marrëveshje politike mes LSDM-së dhe BDI-së, akuza ka pasur edhe nga bashkëqeverisësit, LSDM-ja. Kjo ndodhi edhe ditën kur në seancë duhej të futej ligji për prokurori publike, për të cilin siç tha dje Xhaferi zvarritja ndodhi për shkak se fillimisht ishte dërguar teksti i gabuar. Sinjalet e para për tekstin e gabuar ishin dhënë mes deputetit Artan Grubi dhe zëvendëskryeministrit Bujar Osmani. Më pas, Qeveria e ndryshoi tekstin dhe ligji u miratua ditën që u shpërnda Kuvendi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments