9 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeBorxhet e vjetërsuara patjetër të paguhen, do të shlyhet vetëm shkalla e...

Borxhet e vjetërsuara patjetër të paguhen, do të shlyhet vetëm shkalla e interesit të borxheve ndaj ndërmarrjeve publike

Një nga premtimet e pushtetit aktual, që do të mbetet pa u realizuar, është sjellja e Ligjit për shlyerjen e borxheve të vjetra. Për këtë gjë u planifikua që të ndahen 110 milion euro nga buxheti.

Megjithatë, Ligji nuk kaloi në Kuvend, përkatësisht shtëpia ligjvënëse u shpërbë pa debatuar për këtë propozim. Por, është sjellë Ligj për shlyerjen e shkallës së interesit të borxheve ndaj ndërmarrjeve publike.

“Nga viti ’91, në vitin 2017 vjen vendimi për përmbarim, për 2 mijë dinarë, për dy ceqe nga Jugosllavia, në dinarë, për 2.000 dinarë, më vjen shuma prej 120 mijë denarëve”, kështu tha një qytetarë nga Shkupi  muaj më parë.

Më 1 shkurt të vitit të kaluar, Zoran Zaev deklaroi se ekziston vullnet për shlyerjen e borxheve për energji elektrike, në vlerë të përgjithshme prej 110 milion eurove për 200 mijë qytetarë dhe familje.

“Qëllimi është që të shlyejmë borxhin e qytetarëve në vlerë prej 110 milion eurove. Është një shumë e madhe e të hollave dhe do të jetë lehtësim i madh për qytetarët”, tha Zaev në fillim të shkurtit të vitit të kaluar.

Por kjo nuk do të ndodh. Ligji me të cilin parashikohej që të shlyhen borxhet e vjetra 10 vite ndaj ndërmarrjeve private dhe publike, nuk u votua në Kuvend. Samka Ibraimovski, deputet i deritanishëm i Partisë për emancipimin e Romëve, i cili është propozues i ligjit, thotë se është i dëshpëruar. Megjithatë premton se nëse fiton mandat të ri në zgjedhjet e 12 prillit, pas 55 ditëve do të sillet ligji me të cilin parashihet shlyerja e faturave të vjetra, siç ekziston në Ligjin për vjetërsimin e lëndëve.

“Si të mos më vjen keq, unë jam munduar gjithë vitin dhe kam bashkëpunuar me “Stop për përmbaruesit” në protestat e tyre para Ministrisë së drejtësisë dhe konstatova se kjo është zgjidhja e parë që duhet ta bëjmë – të ndalojmë vjetërsimin siç ka edhe në ligje tjera. Do të lus gjithë qytetarët e mi social, të varfër, që janë të bllokuar me përmbarues të presin pas zgjedhjeve. Pas 55 ditëve, atë ligj do të duhet ta votojmë në Kuvendin e njëjtë”, tha Ibrahimovski.

Në Kuvend u miratua ligj i cili parasheh shlyerjen e shkallës së interesit të qytetarëve ndaj gjithë ndërmarrjeve publike. Marjan Ristevski nga “Stop për përmbaruesit”, thotë se Ligji do tu ndihmoj mijëra qytetarëve. Megjithatë, pas zgjedhjeve do të kërkojnë që të sillet edhe Ligj për vjetërsimin e borxheve.

“Kemi fatura për 300-500 denarë, ndërsa paguhen mbi 10 mijë denarë, tani me këtë ligj do të shlyhet shkalla e interesit dhe do të ketë ri-programim të borxhit. Nëse borxhi është me shumë të caktuar, ka mundësisht të paguhet në 10, 12 e deri më 48 këste. Mendojmë se me këtë masë shumë qytetarëve do tu lehtësohet. Por, përsëri do të them, duhet të bëhet vjetërsimi i borxheve, menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare do ta aktualizojmë këtë çështje, deklaroi Marijan Risteski.

Përndryshe, në vitin 2009 është ndërprerë vjetërsimi i borxheve. Tani të gjithë qytetarët janë të detyruar që të paguajnë borxhin ndërmarrjeve publike dhe private, pa marrë parasysh se sa i vjetër është borxhi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments