15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeVIDEO/ 5 mijë dollarë për sulmin në Moskë, zbulohet dëshmia e një...

VIDEO/ 5 mijë dollarë për sulmin në Moskë, zbulohet dëshmia e një prej të arrestuarve: Më kontaktoi…

Margarita Simonyan, drejtuese e agjencisë së lajmeve RT të kontrolluar nga shteti rus, ka publikuar një video tre minutëshe në Telegram që tregon një nga të dyshuarit për sulmin në Moskë duke u marrë në pyetje.

Regjistrimi tregon të dyshuarin me origjinë nga Taxhikistani duke thënë se ai qëlloi njerëzit në sallën e qytetit Crocus të Moskës “për para”.

Ai tha se udhëtoi për në Rusi nga Turqia pasi u kontaktua nga në Telegram për pjesëmarrjen në sulm, për të cilin u pagua gjysmë milioni rubla ose rreth  5,400 dollarë.

I pyetur se nga kush u kontaktua, ai tha se nuk e dinte dhe se kur është kontaktuar nuk ka pasur emër apo detaje të tjera, por tregoi se personat që e kontaktuan siguruan edhe armatimet.Shërbimi rus i sigurisë FSB pretendon se ka arrestuar 11 persona në lidhje me sulmin në Moskë, duke përfshirë katër persona që morën pjesë drejtpërdrejt në sulm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments