15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeVendoset gur-themeli i sallës sportive në SHF ”Faik Konica” të fshatit Greshnicë

Vendoset gur-themeli i sallës sportive në SHF ”Faik Konica” të fshatit Greshnicë

– Me një ceremoni solemne, ku mori pjesë edhe kryetari i BAshkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot në shkollën fillore “Faik Konica” të fshatit Greshnicë të
Kërçovës, u vendos gur-themeli për ndërtimin e sallës sportive, e cila sipas planifikimit do të jetë gati pas shtatë muajve.

“Salla sportive në shkollën ‘Faik Konica’ të fshatit Greshnicë, ndërtohet në fshatin që ka dhënë sportistë të devotshëm, të cilët kanë shënuar suksese të mëdha në nivele të larta, prandaj ndërtimi i sallës do të jetë në
funksion të traditës dhe në shërbim të gjeneratave të reja, që do të na nderojnë dhe përfaqsojnë dinjitetshëm si shqiptarë në garat kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Ahmeti gjatë vendosjes së gur-themelit për ndërtimin e sallës sportive në Greshnicë.

Ndërkaq, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tha se ky objekt sportiv me vlerë prej 24 milionë denarëve do të ndërtohet me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe komunës së Kërçovës dhe ai pritet të jetë gati pas shtatë muajsh.

Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari i falenderoi të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti sportiv duke shpresuar se edhe në të ardhmen do të vazhdohet me shërbimet cilësore në vendbanimet e kësaj ane.

Fshati Greshnicë, ku sot filloi ndërtimi i palestrës sportive, nga gjiri i saj ka nxjerrë sportistë të dalluar që kanë shënuar rezultate të lakmueshme jo vetëm në nivel lokal, por edhe në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. bsh/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments