15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaVendet e G7 dënojnë unanimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit, kreu i...

Vendet e G7 dënojnë unanimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit, kreu i Këshillit Europian: Duhet vetëpërmbajtje! Javën e ardhshme…

Pas një video-konference të mbajtur nga udhëheqësit e G7, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se grupi dënoi unanimisht sulmin me dronë dhe raketa të Iranit ndaj Izraelit, por shtoi se të gjitha palët duhet të përmbahen.

“Ne do të vazhdojmë të gjitha përpjekjet tona për të punuar drejt qetësimit të situatës. Duhet që situata në Gaza të mbarojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të arrihet një armëpushim”, shtoi Michel.

Ai tha gjithashtu se situata në rajon, përfshirë Libanin, do të jetë temë diskutimi në Këshillin Evropian javën e ardhshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments