15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi: E dënoj ashpër sulmin e Iranit mbi Izraelin

Talat Xhaferi: E dënoj ashpër sulmin e Iranit mbi Izraelin

Kryeministri Talat Xhaferi ka dënuar ashpër sulmin e Iranit mbi Izraelin, shkruan SHENJA.

Ai thotë se kjo mund të sjellë deri në përshkallëzimin e mëtutjeshëm të situatës në rajon.

“Si Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, e dënoj ashpër atakun e Iranit mbi Izraelin gjatë natës, i cili mund të sjellë deri në përshkallëzimin plotësues të gjendjeve në Lindjen e Afërme.

Jam i bindur se dhuna lind dhunë dhe ky rreth përsëritës i hakmarrjes e përshkallëzon situatën në rajon në mënyrë të pakthyeshme, e cila mundet shumë lehtë të zgjerohet. Apeloj për ndërpritje urgjente të gjitha dhunës dhe evitimin e përshkallëzimit të ri në rajon.

Në kohë të agresionit aktual ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën, edhe një krizë luftarake rajonale në Lindjen e Afërme mund të ketë implikime dramatik mbi paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

Apeloj për vetëkontroll dhe përmbajtje në deklaratat nga të gjithë faktorët politikë, sepse historia ka dëshmuar se çdo luftë ka përfunduar në tryezë, me dialog, i cili edhe në këtë rast duhet të jetë nën kapelën e Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Talat Xhaferi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments