18.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeVendet e Ballkanit Perëndimor, lëvizje e qytetarëve vetëm me letërnjoftim

Anëtarët e Komisionit parlamentar për politikë të jashtme miratuan marrëveshjen për lëvizjen e lirë në Ballkanin Perëndimor…

nëtarët e Komisionit parlamentar për politikë të jashtme miratuan marrëveshjen për lëvizjen e lirë në Ballkanin Perëndimor. Kjo marrëveshje parashikon që gjashtë vendet  e Ballkanit Perëndimor do të mundësojnë udhëtimin e qytetarëve të tyre vetëm me letërnjoftim. Ky hap pritet të sjellë bashkëpunim më të madh rajonal, zhvillim ekonomik, investime dhe më shumë punësim në këto gjashtë shtete.

“Qëllimi i marrëveshjes është avancimi i bashkëpunimit dhe lehtësimi i kushteve për udhëtim, përfshirje dhe avancim të marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor duke thjeshtuar procedurat administrative në lidhje me hyrjen, transitin, qëndrimin afatshkurtër të personave që kanë letërnjoftime të vlefshme të lëshuara nga këto 6 shtete.”, – deklaroi ndihmësdrejtori në Ministrinë e punëve të jashtme, Natasha Deskoska.

“Që nga viti 2012, edhe para kësaj, por e më vonë, Maqedonia i ka ndërmarrë këto hapa, të cilët tani janë qëndrim i përbashkët, por është mirë që tani vendet e tjera, përfshirë BE-në, i japin më shumë peshë këtij procesi dhe lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve në rajon.”, – theksoi kryetari i Komisionit për politikë të jashtme, Antonio Miloshoski.

Marrëveshja u referohet personave me letërnjoftim të vlefshëm, përkatësisht personave mbi 16 vjeç të lëshuar nga një palë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe BeH. Komisioni për Punë të Jashtme miratoi gjithashtu edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e diplomave nga institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, si dhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve. Tre marrëveshjet u nënshkruan më 3 nëntor në Berlin të vitit të kaluar nga përfaqësues të të 6 vendeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments