12.7 C
Tetovo
E enjte, 9 Maj, 2024
BallinaLajmeVazhdojnë alarmet për bomba, kësaj radhe përfshihet edhe Banka Popullore

Vazhdojnë alarmet për bomba, kësaj radhe përfshihet edhe Banka Popullore

Ministria për Punë të Brendshme njofton se në ora 10:10 minuta ka marr një denoncim nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut se në adresën e saj elektronike ka marr kërcënim për vendosjen e një mjeti shpërthyes.

“Menjëherë janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për evakuimin e sigurt të të punësuarve dhe në rrjedh e sipër janë aktivitetet anti-terroriste. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndërkohë paraprakisht, diku rreth orës 09:45 minuta në SPB-Shkup është denoncuar për kërcënim me bombë në 9 shkolla të mesme në Shkup. Gjithashtu janë ndërmarr të gjitha masat për evakuimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit teknik të shkollave dhe është kryer kontroll i detajuar nga njësit i anti-terrorit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments