6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaKronikëUshtrojnë policët, qytetarët e Tetovës mos shqetësohen nga krismat

Ushtrojnë policët, qytetarët e Tetovës mos shqetësohen nga krismat

Sektori për punë të brendshme nga Tetova e informoi opinionin se nëpunësit policorë do të ushtrojnë të shtëna me armë zjarri, dhe në të njëjtën kohë qytetarët të mos shqetësohen dhe të kenë mirëkuptim për aktivitetin.

“Sektori për punëve të brendshme Tetovë këtë fundjavë, të shtunën, më 17 shtator dhe të dielën, më 18 shtator të vitit 2022, do të fillojë me të shtënat e planifikuara vjeshtore, ku do të përfshihen policë nga përbërja e rregullt dhe rezervë. Të shtënat do të zhvillohen në poligonin e qitjes “Erebino” çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 15:00. SPB Tetovë i njofton qytetarët që në ditët në vijim të mos shqetësohen dhe të kenë mirëkuptim të plotë për aktivitetet e radhës të policëve, të cilat organizohen vite me radhë në këtë periudhë të vitit”, thotë Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Nëpunësit policorë në Sektorin për punë të brendshme Gostivar të shtënat do t’i realizojnë në poligonin e improvizuar të qitjes në Volkovi, nga data 22 deri më 26 shtator, nga Sektori policor Mavrovë në poligonin nën Digë, ndërsa nga Sektori policor Rostushë të shtënat janë planifikuar në poligonin e improvizuar të qitjes në Axhievci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments