BallinaLajmeBotaUshtria Izraelite mbron Arabët nga fashizmi islamik i Iranit – ‘Mburoja e...

Ushtria Izraelite mbron Arabët nga fashizmi islamik i Iranit – ‘Mburoja e Hekurt’ mbi Emiratet e Bashkuara

Izraeli ka dërguar sistemin ‘Mburoja e Hekurt’ dhe trupa të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë operacionit ‘Ulërima e Luanit’ sipas raporteve, transmeton Gazeta Metro.


Disa raporte tashmë pretendojnë se vendimi për të dërguar bateri të sistemit kundërajror në Emirate u mor pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi telefonatë me presidentin e Emirateve Mohammed bin Zayed. Dhjetëra predha iraniane u rrëzuan nga bateritë izraelite.Kjo është instanca e parë që “Mburoja e Hekurt’ përdoret në operacione jashtë Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, megjithëse ishte raportuar më parë se Singapori ka blerë dhe ka funksionalizuar sistemin, ashtu siç pritet që ta bëjë edhe rumania.Emiratet e Bashkuara Arabe dhe jo vetëm nga shtetet arabe kanë thelluar bashkëpunimin me Izraelin pas nënshkrimit të Akordit të Abrahamit në shtator të 2020’së. Bashkëpunimi i ngushtë dhe në shumë fusha mes monarkive arabe dhe Izraelit është një sekret publik në Lindjen e Mesme tashmë ka kohë./gazetametro.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments