10.6 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaUshtria amerikane po shikon opsionet për të trajnuar ukrainasit me dronë dhe...

Ushtria amerikane po shikon opsionet për të trajnuar ukrainasit me dronë dhe sisteme të tjera

Pentagoni po shqyrton opsionet se si mund të trajnojë sa më shumë prova ukrainase për të përdorur dronët që SHBA-ja i ka ofruar ushtrisë ukrainase.

Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes së Pentagonit, këto trajnime mund të bëhen me trupat amerikanë që janë vendosur ne krahun lindor të NATO-gjatë muajve të fundit mes sulmit të Rusisë dhe Ukrainës, por megjithatë ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar.

Zyrtari i Pentagonit shtoi në deklaratën e tij se është shtuar ndjeshëm ndihma në krahun lindor të NATO-s me grupe të ndryshme që zotërojnë  aftësi profesionale të shkëlqyera si edhe mjete lufte si raketa, mbrojtje ajrore, forca të blinduara.

Ai shtoi se SHBA-ja ka prova që trupat ruse janë zhgënjyer nga kjo luftë pasi kanë menduar se nuk do të përballen me forca të trajnuara aq mirë dhe janë shumë të zhgënjyer nga përformanca e kundërshtarëve të tyre pasi prisnin më pak.Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments