Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka bërë të ditur se një kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK ) po merr pjesë në ushtrimin fushor “KFOR 27” në Hohenfels të Gjermanisë.
Quni ka thënë se FSK-ja atje po merr pjesë me një skuadër të Kompanisë së Deminimit dhe oficerë stafi, së bashku me trupat ushtarake të shteteve anëtare të NATO-s.
“FSK-ja atje po merr pjesë me një skuadër të Kompanisë së Deminimit dhe oficerë stafi, së bashku me trupat ushtarake të shteteve anëtare të NATO-s: Shtetet e Bashkuara të Amerikës ( SHBA ), Shqipëria, Letonia, Italia, Rumania, Moldavia dhe Armenia”, ka shkruar Quni në Facebook.