8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeKomuna e Zhelinës, afër 745 mijë euro sigurohen për projektet infrastrukturore

Komuna e Zhelinës, afër 745 mijë euro sigurohen për projektet infrastrukturore

Shuma prej 45.666.613 denarë është siguruar për projektet infrastrukturore në të mirë të qytetarëve të komunës së Zhelinës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i kësaj komune, Blerim Sejdiu, raporton Tetova1.

“Dje, më 02 Mars 2020, kryetari i Komunës së Zhelinës nënshkruajti Memorandumin për mirëkuptim për projektin e ndërlidhjes së rrugëve lokale, si rezultat i kredisë të marrë nga Banka Botërore, përmes Qeverisë së RMV-së, implementuar nga Ministria e Trasportit dhe Lidhjeve, në vlerë prej 45.660.613 denarë” shkruan Sejdiu.

Rrugët të cilat përfshihen në këto projekte të fituara nga Komuna e Zhelinës përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve janë:

Rruga lokale Zhelinë》Pallaticë me gjatësi prej 1870 m dhe gjërësi 5.5 m;

Rruga lokale Pallaticë》Uzurmisht me gjatësi prej 1600 m dhe gjërësi prej 5.5 m;

Rruga lokale brenda Kapazhdollit me gjatësi 900 m dhe gjeresi 4.2 m;

Rruga lokale Zhelinë 2A m gjatësi prej 660 m aksi kryesorë dhe 200 m gjatësi aksi nr.1. Gjërësia e rrugës do të jetë nga 3.5m deri 5 m;

Rruga lokale brenda Treboshit me gjatësi 619 m dhe gjeresi prej 5.5 m.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments