12 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeBota“Ukraina skenë krimi”/ OSBE: Prova të qarta se Rusia ka kryer krime...

“Ukraina skenë krimi”/ OSBE: Prova të qarta se Rusia ka kryer krime lufte


Ndërkohë një mision ekspertësh i krijuar nga vendet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim dhe Evropë (OSBE) ka gjetur prova të krimeve të luftës nga Rusia në Ukrainë, thuhet  në një raport paraprak të organizatës.

“Misioni gjeti prova të qarta të shkeljeve të së  drejtës ndërkombëtare humanitare nga forcat ruse,” thuhet në raport, duke përmendur dështimin për të marrë masat e nevojshme, për të vepruar në mënyrë proporcionale ose për të mos sulmuar vende si shkollat dhe spitalet.

Pavarësisht mohimeve nga ana e rusëve, raporti thotë se një sulm i 9 marsit në Spitalin e Fëmijëve në Mariupol ishte kryer nga Rusia dhe ata që ishin përgjegjës pasi kishin kryer një krim lufte.

Raporti thotë se trupat ruse ka të ngjarë të kenë kryer  edhe krime kundër njerëzimit pas pushtimit , por për momentin ende nuk mund të dalin në një përfundim mbi këtë çështje.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments