11.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaProkuror i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Akmad Khan dhe Prokurorja e Përgjithshme...

Prokuror i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Akmad Khan dhe Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, kanë vizituar vendin e vrasjeve të civilëve në Bucha

Imazhet e rrugëve të qytetit të mbushura me trupat e civilëve tronditën botën në fillim të këtij muaji dhe zyrtarët lokalë thonë se qindra civilë u vranë dhe u varrosën në varre masive.

“Ne kemi arsye të besojmë se krimet lufte që përfshihen brenda juridiksionit të gjykatës” u tha gazetarëve më parë kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan.

“Ne duhet të shuajmë mjegullën e luftës për të arritur tek e vërteta,” shkroi Khan më vonë në Twitter.

Ai gjithashtu e përshkroi Ukrainën si një “skenë krimi”. Khan është fotografuar duke vizituar vendin e një varrimi masiv në Bucha.panorama.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments