13 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaUdhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov thotë se është në Ukrainë, pas zërave se...

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov thotë se është në Ukrainë, pas zërave se është kthyer në Çeçeni

Aleati i Kremlinit poston video që thuhet se është në Hostomel dhe paralajmëron ukrainasit të dorëzohen “ose do të ken mbaruar”.

Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë, ka thënë se është në Ukrainë së bashku me forcat pushtuese ruse.

Kadyrov, i cili akuzohet nga OJQ-të ndërkombëtare për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në republikën e kontrolluar fort të Kaukazit, postoi një video në Telegram ku shihet me uniformë ushtarake duke studiuar planet rreth një tavoline në një dhomë me ushtarë.

Ai tha në një mesazh se videoja ishte xhiruar në Hostomel, një fushë ajrore pranë Kievit e kapur nga forcat ruse në ditët e para të ofensivës së tyre. Pretendimi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

“Ditën tjetër ishim rreth 20 km nga ju nazistët e Kievit dhe tani jemi edhe më afër”, shkroi Kadyrov. Ai u bëri thirrje forcave ukrainase që të dorëzohen “përndryshe do të keni mbaruar”.

“Ne do t’ju tregojmë se praktika ruse mëson luftën më mirë se teoria e huaj dhe rekomandimet e këshilltarëve ushtarakë,” shtoi ai.

Kadyrov, i cili sundon republikën ruse të Çeçenisë me një dorë të hekurt, është një ish-rebel i kthyer në aleat të Kremlinit me një forcë paraushtarake në komandën e tij.

Në fillim të ofensivës ruse, në rrjetet sociale qarkulluan imazhe që tregonin një shesh në kryeqytetin çeçen, Grozny, i mbushur me ushtarë që pretendohet se ishin në rrugën e tyre për në Ukrainë.

Service members gather in a square for an address by Ramzan Kadyrov on 25 February.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments