9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaEkonomiUBS Bank ofron 1 miliard euro për të blerë rivalin e saj...

UBS Bank ofron 1 miliard euro për të blerë rivalin e saj Credit Suisse

Gjiganti bankar zviceran UBS ka ofruar 1 miliard euro të blinte rivalin e saj Credit Suisse.

Sipas FT-së, përcjell Telegrafi, marrëveshja, për të cilën und të nënshkruhet që në mbrëmjen e së dielës, e vlerëson Credit Suisse me rreth 7 miliardë dollarë më pak se vlera e saj e tregut.

UBS kishte ofruar çmimin prej 0.25 frangash zvicerane [0.25 euro] për një aksion. Aksionet e Credit Suisse arritën me 1.86 franga zvicerane.

Credit Suisse thuhet se po e refuzon ofertën, megjithatë, duke argumentuar se ajo është vlerë është shumë e ulët dhe do të dëmtonte aksionerët dhe punëtorët.

Oferta e UBS-it vjen pasi aksionet e Credit Suisse shënuan vlerë më të ulët që nga fillimi i pandemisë COVID-19, pavarësisht një njoftimi se do të kishte qasje në një kredi deri në 50 miliardë franga zvicerane [mbi 50 miliardë euro] nga Banka Qendrore e Zvicrës.

Shkalla dhe ndikimi i mundshëm i Credit Suisse në ekonominë botërore është shumë më i madh se sa bankat amerikane. Bilanci i bankës zvicerane është rreth dyfishi i madhësisë së Lehman Brothers kur kishte falimentuar, në rreth 530 miliardë franga zvicerane [534 miliardë euro] në fund të vitit 2022.

Banka Credit Suisse humbi rreth 38 për qind të depozitave të saj në tremujorin e katërt të 2022. Ajo raportoi një humbje neto të plotë prej 7.3 miliardë frangash zvicerane [7.35 miliardë euro] për vitin 2022. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments