11.6 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaLajmeU.D.Myftiu i Tetovës sot mbajti mbledhje me Imamët e Tetovës

U.D.Myftiu i Tetovës sot mbajti mbledhje me Imamët e Tetovës

Sot u.d. Myftiu i Myftinisë së Tetovës Dr. Selver Xhemaili mbajti takim konsultativ me imamët e Tetovës, ku prezantuan mbi 100 imamë, duke i kursyer kësaj radhe mutevelitë e xhamive dhe u bisedua mbi aktivitetet e Ramazani dhe Haxhit si dhe për problemin e mos pranim dorëzimin e objektit dhe zyrave të Myftinisë të uzurpuara tash katër muaj nga ish Myftiu Qani Nesimi.

Në mbledhje mbretëroi qetësia, mirëkuptimi urtësia për t’ju kthyer Muftinia Imamëve, mutevelive dhe besimtarëve të Tetovës legjendare dhe universitare, e jo individëve dhe veprimeve jashtinstitucionale.
Të gjithë njëzëri mbetën të bindur se do të mbisundojë vetëdija e lartë te ata që po e mbajnë peng Myftininë dhe t’i kthehen normalitetit duke mos i bërë dëm askujt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments