19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeTv Shenja / Dëshmia e Kamçevit, VMRO akuzon kryeministrin Zaev për përfshirje...

Tv Shenja / Dëshmia e Kamçevit, VMRO akuzon kryeministrin Zaev për përfshirje (Video)

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi padi ndaj gazetarit që publikoi materiale nga hetimi për rastin “Zhvatja” dhe e përmendi kryeministrin si koka e operacionit dhe sabotues i hetimit. Zaev tha se do të kërkojë drejtësi në gjykatë pasi që të gjitha pohimet e gazetarit për të janë shpifje. Zaevi madje u bëri thirrje edhe funksionarëve të tij Radmilla Shekerinska, Nikolla Dimitrov dhe Frosina Remenski që ti bashkohet në padi në mënyrë që të vërtetohet se gjithçka që ka shkruar portali “Infomax” lidhur me ata është shpifje.

Zoran Zaev, kryeministër

“I bëj thirrje prokurores që ta vërtetojë besueshmërinë e raportit. Unë hedh poshtë çdo lidhje me Boki 13-tën sa i përket rastit “Zhvatja”. Prokuroria e ka për obligim të verifikojë nëse është folur ashtu siç shkruan në raport. E kanë publikuar vetëm njërën faqe të raportit ndërsa pjesën tjetër e kanë rrëfyer gjë që është manipulim serioz. I inkurajoj gazetarët që të hulumtojnë dhe publikojnë gjithçka që paraqet interes publik, po jo të bëjnë manipulime të tilla. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi. U bëj thirrje Remenskës, Shekerinskës dhe Dimitrovit dhe të gjithë të tjerët që janë përmendur në tekst, që së bashku me mua të dorëzojnë padi, që të vërtetojmë se gënjen. Sido që të jetë, unë si qytetar, do e padis gazetarin i cili e ka bërë këtë”

Por partia opozitare VMRO DPMNE është e bindur se pohimet në tekstin e “Infomax”-it janë të vërteta dhe se Zaev tenton të ikë nga përgjegjësia penale pasi siç thonë, ai është koka e “Zhvatjes”. Zëdhënësi i VMRO-së Dimçe Arsovski insiston se madje Zaev i ka paralajmëruar Boki 13-tën dhe Kiçeecin që prokuroria do ti hetojë dhe të ndërpresin komunikimin me Orce Kamçevin.

Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-së

“Është e dukshme që Zaevi ka qenë i njoftuar me rastin “Zhvatja” dhe e ka udhëhequr nga prapavija. Ai ka treguar se si të udhëhiqet dhe i ka informuar autorët e veprës. Zoran Zaevi është koka e oktapodit kriminal të kësaj Qeverie, ndërsa Zoran Zaev është thjeshtë një kriminel i amnistuar. Zaevi jo vetëm që nuk e ka denoncuar “Zhvatjen”, por edhe e ka penguar, ashtu siç shihet në raportin e publikuar. Kur Zaevi kishte kuptuar se i dëmtuari e kishte denoncuar rastin, i kishte paralajmëruar aktorët e “Zhvatjes” që të ndërpresin komunikimet me biznesmenin. Sa para nga çanta e tipit “Luj Viton kanë përfunduar tek Zoran Zaevi?”

Nga partia opozitare thonë se pas raportit të publikuar, prokuroria doemos duhet të thirrë në bisedë Zoran Zaevin dhe funksionarët e tij dhe patjetër që të gjithë që kanë gisht në “Zhvatjen” të mbajnë përgjegjësi. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments