6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaTurqi / Nëse nuk vendos maskën ke gjobë, karantinë dhe dhjetë libra...

Turqi / Nëse nuk vendos maskën ke gjobë, karantinë dhe dhjetë libra për t’u lexuar….

Çfarë ndodh në Turqi nëse kapesh që nuk mban maskë në hapësirat publike dhe në vendin e punës?

Në provincën e Sakarya, në veri-lindje të Vendit, është parashikuar një dënim unik në llojin e tij. Rreth 100 euro gjobë, karantinë e detyrueshme 3-ditore dhe dhjetë libra për t’u lexuar.

Masa e veçantë është njoftuar nga guvernatori Cetin Oktay Yildrim nëpërmjet një postimi në Twitter. Për ata që thyejnë karantinën, qeveria e Ankarasë ka urdhëruar shtrimin e detyrueshëm në spital në struktura të posaçme për një periudhë pesëmbëdhjetë ditore.

‘Deri tani rreth 65 persona janë dënuar’, ka deklaruar guvernatori, ’dhe kemi ndërmend të vazhdojmë me masat e rrepta’. Në të 81 provincat turke janë shtuar kontrollet për shkak të infektimeve të reja nga koronavirusi (më shumë se 1500 raste në ditën e 10 shtatorit). Ministri i shëndetësisë Fahrettin Koca ka deklaruar që Turqia është në ‘valën e dytë të pandemisë’.

Ndërsa për sa i takon fillimit të shkollës, presidenti Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar që do të bëhet në mënyrë graduale, duke filluar me kopshtet dhe shkollat fillore, ndërsa zbatimi i masave do të jetë në çdo qytet dhe provincë, në varësi të evolucionit të epidemisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments