5.4 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeKomitët maqedonas ofendojnë shqiptarët në mes të sheshit të Shkupit / “Shqiptari...

Komitët maqedonas ofendojnë shqiptarët në mes të sheshit të Shkupit / “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur”,(VIDEO)

Përpara ndeshjes Vardari- Shkup, sërish një grup i tifozëve “Komiti” kanë kënduar këngë ofenduese kundër shqiptarëve.

“Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur” dhe brohoritje tjera anti-shqiptare edhe atë në mes të qytetit të Shkupit.

– Në Qendër të Shkupit gjatë ditës së sotme, para ndeshjes në mes Vardarit dhe Shkupit, sërish janë dëgjuar thirrjet raciste ndaj shqiptarëve.

Turma brohoret thirrjen raciste tashmë të njohur ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ dhe këngë të tjera kundër shqiptarëve.

Thirrjet kundër shqiptarëve nga ‘Komitët’ janë krejtësisht normale për qytetarin e Maqedonisë së Veriut dhe po ashtu nuk mbahet mend ndonjë të jetë dënuar për këto thirrje raciste.

Ende nuk dihet nëse Prokuroria do të ndërmerr masa në lidhje me këto brohoritje kundër shqiptarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments