6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaTrumpi përshëndet mbështetësit në marshimin përkujtimor të trazirave të 6 janarit (fotot)

Trumpi përshëndet mbështetësit në marshimin përkujtimor të trazirave të 6 janarit (fotot)

Një marshim i titulluar “Të shpëtojmë demorkacinë” u mbajt dje në New York në kujtim të trazirave të 6 janarit të vitit të shkuar.

Mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump qëndruan para katedrales së Shën Patrick-ut, një ditë pasi presidenti Joe Biden fajësonte Trump për “tentativë të përmbysjes së zgjedhjeve”.

Senatori republikan Mitch McConnell nga një tjetër event, përmendi 6 janarin duke e quajtur një “ditë të errët”.

Por ai shtonte se ishte i shtangur që disa demokratë të Uashingtonit po përpiqeshin ta shfrytëzonin këtë ditë për avantazhe politike.

McConnell ishte mes republikanëve që dënonin asokohe Trump për nxitjen e dhunës me pretendimet e vjedhjes e manipulimit të zgjedhjeve.

Por prej atëherë e gjithë partia është tërhequr nga kritikat për 6 janarin, duke parë mbështetjen e gjerë të votuesve për Trump dhe rikandidimin e tij të mundshëm në 2024.

Në një reagim pas akuzave të Biden në Kongres, Trump mes të tjerash tha sot:

“Biden, i cili po shkatërron kombin tonë me politika të çmendura të hapjes së kufijve, me zgjedhje të korruptuara dhe politika katastrofike për energjinë, ka përdorur dje emrin tim për të përçarë me shumë Amerikën. Në këtë teatër politik gjithçka është një tërheqje vëmendjeje për faktin se sa i dështuar ai është.”

“Ata ia dolën të shpëtonin me atë që bënë dhe anulluan zgjedhjet. Ata dhe mediat e tyre i quajnë pretendimet ‘Gënjeshtër e madhe’ kur në fakt ‘Gënjeshtra e madhe’ ishin vetë zgjedhjet”.

Në një tjetër deklaratë Trump shtonte:

“Biden po punon shumë për të larguar vëmendjen nga puna inkompetente që po kryen, si tërheqja e tmerrshme nga Afganistani, kufijtë, Covid-i, inflacioni dhe humbja e pavarësisë energjitike të vendit. Çdo gjë që ai prek është dështim, … por kështu ndodh kur vjen me zgjedhje të rreme”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments