3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeTre të burgosurve nga “Rasti i Kumanovës” u mohohet fundjava e lirë

Tre të burgosurve nga “Rasti i Kumanovës” u mohohet fundjava e lirë

Familjarët e të burgosurve në Rastin e Kumanovës – “Lagja e Trimave” kanë reaguar sot ndaj Drejtorisë së Burgut të Shuto Orizares, pasi siç thonë, drejtori për “dëshira dhe kapriço të veta”, ua mohon të burgosurve Arsim Barjamit, Musadik Pajazitit dhe Elham Arifit të drejtën e trajtimit – fundjavë e lirë.

Sipas familjarit, Bujamin Selmani, që të tre të burgosurit kanë respektuar të gjitha procedurat administrative për të kërkuar këtë të drejtë, edhe pse të gjitha komisionet që janë në kuadër të Burgut e kanë miratuar shfrytëzimin e kësaj të drejte, sërish drejtori e ka refuzuar një gjë të tillë.“Të gjitha përpjekjet që i ka bërë Arsimi nga Burgu brenda, duke filluar nga kërkesat me shkrim bazuar në Ligj dhe të dërguara në kohë te personat zyrtarë adekuat për zbatimin e këtij programi për fundjav, janë miratuar dhe pranuar pozitivisht. Gjithashtu edhe nga komisioni përkatës është miratuar se Arsim Bajrami dhe grupi i personave të lartpërmendur, i takon shfrytëzimi për fundjavë, drejtori i Burgut të Shuto Orizares nuk sjell vendim. Kjo do të thotë se dëshira dhe kapriçot e drejtorit vlejnë më shumë se Ligji dhe gjithçka tjetër në shtet”, tha familjari Bujamin Selmani, transmeton TV21.

Ai ka njoftuar se kjo e drejtë ka hyrë në fuqi që nga viti 2020, dhe në Rregulloren për punë të Burgut parashihet, se nëse i burgosuri vuan një vit më pak se gjysma e dënimit, i takon kjo e drejtë.

Ka njoftuar, se Arsimi, Musadiku dhe Elhami tashmë i kanë bërë 6 vjet nga 13 vjet sa u është shqiptuar dënimi.

“Në rastin konkret, Arsim Bajrami nga 13 vite në 5 vjet e gjysmë ka fituar të drejtën e trajtimit – fundjavë njëjtë sikurse Musadiku dhe Elhami. Deri më sot janë bërë thuajse 6 vjet”, shtoi më tej familjari.

Ai i ka bërë thirrje Drejtorisë së Burgut të Shuto Orizares, Ministrisë së Drejtësisë dhe Avoaktit të Popullit të reagojnë ndaj rastit./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments