2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaKronikëTre të arrestuar për sulmin fizik ndaj kryetarit të Haraçinës,Ridvan Ibraimit.

Tre të arrestuar për sulmin fizik ndaj kryetarit të Haraçinës,Ridvan Ibraimit.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë arrestuar tre persona pas sulmit ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, përcjell TV21. Nga MPB thonë se është njoftuar edhe Prokuroria dhe se pas dokumentimit të rastit, ndaj personave në fjalë do të parashtrohet kallëzim penal.

“Sot (13.09.2022), zyrtarët policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme pranë SPB-Shkup kanë ndaluar R.A., R.A. dhe B.A. pas një raportimi të mëparshëm sot në mëngjes nga R.I. se është sulmuar fizikisht nga ata në zyrën e tij në komunën e Haraçinës. Është njoftuar prokurori publik dhe në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të bëhet kallëzim penal për veprën penale “Dhunë” nga neni 386 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments