Tre skenarët që mund të ndodhin me regjistrimin, sipas Arben Taravarit nga ASH – AAA (Video)

24

Arben Taravari nga koalicioni ASH-AAA, në Click Plus komentoi edhe shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për në muajin shtator. Ai tha se ky proces mund të ndodh si në vitin 2011 që u anulua procesi i regjistrimit. Madje shtoi se mund të ndodhin edhe tre skenarë.

“Si opozitë kemi dyshime që ky proces të ndodh si në vitin 2011. Tash kemi lënë hapësirë për tre skenarë të mundshme që mund të ndodhin.

1 . U anulua regjistrimi dhe regjistrimi të mbahet në shtator, menjëherë pas asaj kemi zgjedhjet lokale agjendë shumë e ngjeshur. Imagjinoni tash mundet një anëtar i LSDM-së ose VMRO-së të ngris një procedurë në Gjykatën Kushtetuese dhe të thotë anulohet ky ligj nuk vlen, ka vlejtë atëherë tash nuk mund të vlej.

2. Mundet të ndryshojë metodologjia dhe të bëhet sipas asaj që thotë Mickoski të evidentohen ose Zaevi si thotë verifikim”, tha Arben Taravari nga ASH-AAA në Click Plus.