Përveç pandemisë…2020-a, një vit i keq edhe për hajdutët

31

Pandemia e koronavirusit ka goditur thuajse çdo kënd në glob, por veç të tjerash ka ndikuar negativisht edhe te hajdutët.

Duke qenë se më shumë njerëz kanë qëndruar në shtëpi, duke u izoluar atje apo duke punuar nga shtëpia, rastet e vjedhjes së shtëpive kanë rënë në nivele të ulëta.

Shoqata gjermane e shoqërive të sigurimeve, ka njoftuar së fundmi se në vend, ka rënë numri i grabitjeve në banesa dhe se në 2020-ën, është regjistruar numri më i ulët i kërkesave për kompensim pas grabitjeve, që nga 1998 kur edhe kanë nisur ruajtjet e statistikave.

Rënia e numrit të vjedhjeve dhe grabitjeve në banesa lidhet kryesisht me faktin se njerëzit kalojnë tani shumë kohë në shtëpi për shkak të pandemisë së virusit korona“, tha për DW presidenti i shoqatës Jwrg Asmussen, “hajdutët shpesh nuk kanë asnjë mundësi për të kryer krimin“.

Megjithatë edhe para pandemisë, numri i grabitjeve ka ardhur në rënie nga viti në vit. Shumë pronarë shtëpish dhe apartamentesh po investojnë në teknologji më të mira sigurie, prandaj thuajse gjysma e të gjitha tentativave për vjedhje dështojnë, sepse autorët e krimit nuk mund të hyjnë në shtëpi, thuhet në raport.

Top Channel