3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeShkup-MSH Venko Filipçe / Gjendja mund të përkeqësohet gjatë Ramazanit ?!

Shkup-MSH Venko Filipçe / Gjendja mund të përkeqësohet gjatë Ramazanit ?!

Kapacitetet për mjekim nga korona virusi në kovid qendrat, janë pothuajse të stërmbushura. Ministri Venko Filipçe sot në konferencë për media tha se mjekimi i pacientëve zgjatë më tepër se muajt e fundit, kur pas 14 ditëve ata llogariten si të shëruar. Pjesa më e madhe e pacientëve janë përkeqësuar në ditën e 12 deri në të 14tën nga infektimi me korona virus.

“Të gjitha kapacitetet janë pothuajse të stërmbushura, ka disa vende të lira. Me sistemin e vizitave dhe lirimin e pacientëve lirohen vende shtesë. Në funksion është spitali në Kozle e cila ka oksigjen, ka kuadër dhe këtu hospitalizohen pacientë. Kemi një fotografi klinike të sëmundjes ndryshe nga e kaluara.

Hospitalizimi zgjatë më tepër, ndërsa për dallim nga më herët kur pas 14 ditëve pacienti në të shumtën e rasteve llogaritje si i shëruar, tani ka përkeqësim të situatës tek pacientët më të rinjë në ditën e 12,13,14 me përkeqësim drastik të gjendjes së mushkërive dhe gjakut, e cila shpesh përfundon në mënyrë fatale. Lidhur me vdekshmërinë, vdekshmëria është e lartë në gjithë rajonin”, thotë Filipçe.

Sipas Filipçes, gjendja mund të përkeqësohet gjatë festave në vijim dhe për këtë shkak masat po ashpërsohen.

“Kulmi i valës shpresoj të mos shkaktojë ndryshime. Është i madh numri i pacientëve të hospitalizuar. Konsideorjmë se festat që vijnë mund ta komplikojnë situatën, nuk duam të lejojmë në periudhën që vjen të ngarkohen sistemi shëndetësor, të cilin vështirë e menaxhojmë, ndërsa fotografia epidemiologjike të zbutet. Ka qytete ku incidenca është ende e lartë: Në Kumanovë, Kërçovë, Manastir dhe Tetovë, ndërsa kjo është rrezik me sistemin shëndetësor”, shtoi Filipçe.

https://www.aktuale.mk/filipce-gjendja-mund-te-perkeqesohet-gjate-ramazanit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments