9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaTrampi paralajmëroi transferimin e një pjese të trupave nga Gjermania në Poloni

Trampi paralajmëroi transferimin e një pjese të trupave nga Gjermania në Poloni

SHBA-ja do të transferojë një pjesë të trupave të saj të stacionuar në Gjermani, në Poloni, theksoi presidenti Donald Tramp në konferencën e përbashkët në Shtëpinë e Bardhë me kolegun e tij polak Andzhej Duda.

Polonia “do të na paguajë që të dërgojmë trupa shtesë dhe me siguri do t’i transferojmë atje nga Gjermania”, deklaroi Trampi.

Ai shtoi se SHBA-ja dukshëm do ta ulë praninë e vet ushtarake në Gjermani dhe sqaroi se disa trupa do të kthehen në shtëpi, ndërsa të tjerët do të transferohen në vend tjetër, përfshirë edhe Poloninë.

Duda tha se e ka lutur Trampin të mos i tërheqë trupat amerikane nga Evropa që të ruhet siguria e kontinentit. Presidenti polak shtoi se vendi i tij është i gatshëm të pranojë më shumë trupa amerikane në territorin e saj.

Duda, të cilin Trampi e quajti është lideri i parë i huaj i ftuar në Shtëpinë e Bardhë nga vendosja e masave për izolim lidhur me pandeminë e koronavirusit në SHBA./MIA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments