1.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTragjedia, reagimet politike/ Rama: Ky ështe sezoni më i rregullt, do reagojmë 

Tragjedia, reagimet politike/ Rama: Ky ështe sezoni më i rregullt, do reagojmë 

Vdekja tragjike e 7-vjeçares në bregdetin e Himarës nxiti një lumë akuzash dhe kundër-akuzash të politikës.

Edi Rama  drejtoi gishtin drejt Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët sipas tij po përdorin politikisht  vdekjen e  vogëlushes.

Rama: Sa për çetat e udhëhequra nga non-gratat dhe nga ata me identitet të dyfishtë që kërkojnë ta kthejnë këtë vdekje tragjike në motiv lufte politike, kjo s’është as e para as e fundit herë kur një fatkeqësi që trondit shoqërinë, ekspozon shëmtinë e pacipë të shpirtit të tyre!

Por, për Ilir Metën fajtori  dhe autori i tragjedisë  është Edi Rama.

Meta: Sot kërkon të bëj viktimën sepse autori i këtyre vrasjeve është ai me arrogancën e tij. Është ai që i jep siguri politike dhe garanci për pandëshkueshmëri të gjithë atyre që sillen në atë mënyrë siç e pamë dje.

Lista e përgjegjësisë sipas demokratëve duhet zgjeruar. Për ngjarjen e ndodhur opozita kërkon  kokën e dy ministrave,  Bledi Cudi dhe Mirela Kumbaro.

Vokshi: Ministria e Brendshme dhe strukturat policore janë përgjegjësit kryesorë për ngjarjet tragjike në bregdet.  Ministria e Turizmit nuk rezulton të ketë kryer monitorimet përkatëse për stacionet e plazhit dhe pikat specifike për sportet ujore.

Por, shkarkimet e bëra nga Gledis Nano,  për Edi Ramën janë të mjaftueshme, ndërsa mori në mbrojtje punën e dy ministrave të tij.

Rama: Ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë falë punës së palodhur që kemi nisur qysh shtatorin e shkuar! Ishte deri dje edhe sezoni më i qetë e më i sigurtë. Shkarkimi i gjithë trupës së drejtorisë së kufirit Vlorë dhe vendosja e një fokusi të shtuar mbi qarkullimin ujor, janë hapat e duhur që do të pasohen nga hapa të tjerë, në kushtet kur rritja e përvitshme e numrit të mjeteve lundruese përbën një sfidë të vazhdueshme për të gjithë!

Kryeministri ripërsëriti thirrjen  ndëshkim të rëndë për autorit, ndërsa opozita thirrjen për protestë të enjten.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments