15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeTragjedia në spitalin e Tetovës/ Tre ditë zie në Tetovë Maqedoni e...

Tragjedia në spitalin e Tetovës/ Tre ditë zie në Tetovë Maqedoni e Veriut

Maqedonia e Veriut shpalli tre ditë zie kombëtare pas tragjedisë së ndodhur një natë më parë në spitalin e Tetovës ku mbetën të vdekur 14 pacientë.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka kërkuar nga qytetarët dhe mediat që të presin informatat zyrtare dhe të mos shpejtojnë të publikojnë informacione të pakonfirmuara.

Ajo theksoi se familjet e 14 viktimave do të ndihmohen ekonomikisht.

“Në mbledhjen e radhës, pasi të kemi informacione më të detajuara për fatkeqësinë, nga fondet emergjente të Komunë së Tetovës do ti ndihmojmë familjet e viktimave. Kjo është dhimbje e madhe për gjithë Tetovën.”

“Në mënyrë të rregullt çfarëdo informate që merret në mënyrë të verifikuar do t ‘jua komunikojmë. Edhe  një herë them që është një dhimbje e madhe. Falënderoj të gjithë qytetarët që kanë ndihmuar janë gjendur. Falënderohen të gjithë miqtë nga mbarë bota që janë paraqitur edhe për të ndihmuar për të treguar se nuk jemi vetëm në këtë dhimbje.  Të gjithë organet që kanë për detyrë ta zbardhin këtë rast ta bëjnë sa më shpejt”, theksoi Arifi.

14 pacientë të spitalit COVID në Tetovë mbetën të vdekur pas një shpërthimi që ende nuk i dihet shkaku, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments