28.6 C
Tetovo
E hënë, 22 Korrik, 2024
BallinaLajmeTony Blair e Edi Rama vizitojnë nesër Kosovën për nder të 25-vjetorit...

Tony Blair e Edi Rama vizitojnë nesër Kosovën për nder të 25-vjetorit të çlirimit,i mirëpret Presidentja Vjosa Osmani.

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet që gjatë ditës së hënë [nesër] me 10 qershor do të qëndrojnë për vizitë në Prishtinë, e cila përkon me çlirimin e Kosovës 25 vjet më parë.

Ish-kryeministri britanik, Blair ka luajtur rol udhëheqës gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi përparimet e forcave okupatore serbe dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, do t’iu adresohet me një fjalim deputetëve të Kosovës nga ora 10:00.

Miku i madh i shqiptarëve gjatë ditës do të pritet në takim nga i pari i kryeqytetit Përparim Rama në orën 12:30. Gjatë këtij takimi në objektin e ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, ish-kryeministri britanik do të nderohet me çmimet Çelësi i Qytetit dhe Qytetar Nderi i Kryeqytetit.

Çmimi Çelësi i Qytetit do t’i dhurohet edhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama gjatë takimit me të parin e Prishtinës nga ora 16:00.

Edi Rama është i ftuar të merr pjesë në panelin e parë të konferencës ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 11:00.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments