4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaTimes publikon kopertinën për të djathtën dhe racizmin

Times publikon kopertinën për të djathtën dhe racizmin

Një kopertinë e rreme e Times e shoqëruar me titutllin “Racizmi – Virusi më i madh ka bërë xhiron e rrjeteve sociale ditët e fundit, dhe akoma më shumë në këto orë kur zemërimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vrasjen e afroamerikanit 46 vjecar, sa vjen e përshkallëzohet.

Me grafikën elegante, figura tërheq menjëherë vëmendjen. Në pamje të parë, njihen mustaqet karakteristike të Adolf Hitler. Por forma e mustaqeve fsheh dicka tjetër: profilin e Donald Trump.

Fillimisht e ekspozuar pa kornizën e Times, karikatura u krijua në vitin 2016 nga artisti belg Luk Deshemeker dhe që në atë kohë pati shumë sukses. Donald Tramp nuk ishte ende presidenti i shteteve të bashkuara të amerikës.

Në 17 maj ishte sërish Deshemeker i cili publikoi në Twitter krijimin e tij, në formën e një kopertine false që u ripublikua me mijëra herë nga përdorues të shumtë të Twitter. Sidomos duke filluar nga e premtja e kaluar.

I pyetur nga e përditshmja franceze La Parizien, ai tha se nuk dëshironte të mashtronte askënd, pasi arti i tij ishte surealizëm. Ai thjesht kishte dashur të shtronte pyetjen: E nëse kjo pamje të ishte reale?!/abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments