8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeInformatë nga Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës – #COVID19

Informatë nga Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës – #COVID19

Në komunën e Tetovës sot u realizua mbledhja e 14-të me rradhë e shtabit të krizës për luftë kundër COVID19, me ç’rast nga organet relevante u sollën këto konkluza dhe përfundime:

Më 01.06.2020 në Tetovë dhe komunat përreth sot janë regjistruar 7 raste të reja me COVID19, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve mbetet 215. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 112 persona kurse 21 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 82.

Vlen të ceket se rastet pozitive të ditës së sotme janë kryesisht nga skriningu i klubeve sportive në komunën e Tetovës.

Sipas komunave, numri i përgjithshëm është si vijon:
-Komuna e Tetovës 114 (7 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Bogovinës 50 (6 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Tearcës 23 (2 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Bërvenicës 15 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Jegunovcës 6
-dhe Komuna Zhelinës 7 të infektuar (3 persona kanë ndërruar jetë)
Sektori për punë të brendshme në Tetovë informoi se gjatë fundjavës në komunën e Tetovës dhe komunat përreth janë regjistruar 86 shkelje për mosmbajtje të maskave mbrojtëse, dhe ndaj këtyre qytetarëve janë shqiptuar gjoba konform dispozitave ligjore në fuqi.

Në izolim me vendim në komunën e Tetovës janë gjithsej 224 persona, në vetizolim 35, kurse në karantinë shtetërore në kapacitetet e Kodrës së Diellit gjenden 176 persona.

SPB Tetovë informoi se gjatë këtyre ditëve janë shqiptuar 52 kallzime për mosmbajtje të maskave mbrojtëse nga ana e qytetarëve.

Apelojmë deri te qytetarët që të jenë veçanërisht të kujdeshëm, të respektojnë masat dhe rekomandimet, duke mbajtur maska mbrojtëse, të ruajnë distancën sociale dhe të lajnë duart vazhdimisht. Ky virus është dhe do të jetë mes nesh edhe një kohë të gjatë, andaj është e domosdoshme që të gjithë të sillemi me përgjegjësi duke mbrojtur veten dhe të tjerët rreth nesh.
Gjithashtu ripërsërisim thirrjen tonë që qytetarët të ndalojnë vizitat shtëpiake tek familjarët dhe miqtë e tyre, pasi që është vërtetuar se infektimi në masë më të madhe vjen si pasojë e kontakteve ndërnjerëzore në hapësira të mbyllura, ku qytetarët qëndrojnë të pambrojtur afër njëri-tjetrit për një afat më të gjatë kohor.
Siç kemi cekur edhe shumë herë deri më tani, kategori më e rrezikuar janë personat e moshuar dhe me sëmundje kronike, andaj apelojmë që këto kategori të kenë kujdes të shtuar për sa i përket respektimit të masave mbrojtëse si dhe kontaktit të tyre me persona të tjerë.
Është koha kur duhet të dëshmojmë solidaritet shoqëror dhe vetëdije të lartë qytetare, meqë me veprimet tona ndikojmë drejëtpërdrejtë në shëndetin dhe mirëqenien e familjarëve, miqve dhe të afërmive tanë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments