9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeTHIRRET DHE ANULOHET TAKIMI BDI – PARTITË SHQIPTARE

THIRRET DHE ANULOHET TAKIMI BDI – PARTITË SHQIPTARE

ASH-AAA: TAKIMI DUHEJ TË MBAHEJ MË HERËT


BDI-ja gjatë mëngjesit paralajmëroi takim të Sekretarit të BDI-së, Artan Grubit, me sekretarët e partive politike shqiptare ku do të diskutohej rreth regjistrimit të popullsisë. Por, vetëm një orë më vonë, nga BDI-ja njoftuan se, për shkak të moskonfirmimit të prezencës nga ana e partive opozitare shqiptare ASH-AAA, takimi anulohet.

Kërkuam sqarim nga koalicioni ASH-AAA, për anulimin e takimit. Për Klan M nga opozita shqiptare thanë se, një takim I këtillë është I vonuar dhe se është dashur të mbahej para miratimit të ligjit dhe metodologjisë së regjistrimit.

KOALICIONI ASH – AAA

Tash në këtë fazë kur shtabi ynë për regjistrim punon me efikasitet të madh dhe kur mërgimatarët regjistrohen masovikisht, nuk jemi të interesuar për një fotografim me Artan Grubin, i cili në kontinuitet tenton ta përvetëson këtë proces si e arritur e BDI-së, e në ndërkohë pa mos sqaruar ende pse dështoi regjistrimi i vitit 2011.

Kreshnik Bekteshi nga BDI-ja, gjatë një prononcimi për mediat tha se në këtë takim, përvec se për regjistrimin do të diskutohej edhe për gjetjen e zgjidhjes për zhbllokimin e Kuvendit, por se, sipas tij, opozita ka për qëllim vetëm të bllokojë ligjet.

KRESHNIK BEKTESHI – BDI

“Sot i ftuam që të marrin pjesë në takim dhe të flasim për temat e tilla, dhe duket se qëllimi i tyre është të bllokojnë ligjet.  Ligji që mori “karton të gjelbër” nga opozita maqedonase në seancë plenare, u bllokua në Komisionin për financa dhe buxhet nga opozita shqiptare”.

/KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments