ASH-AAA: TAKIMI DUHEJ TË MBAHEJ MË HERËT
BDI-ja gjatë mëngjesit paralajmëroi takim të Sekretarit të BDI-së, Artan Grubit, me sekretarët e partive politike shqiptare ku do të diskutohej rreth regjistrimit të popullsisë. Por, vetëm një orë më vonë, nga BDI-ja njoftuan se, për shkak të moskonfirmimit të prezencës nga ana e partive opozitare shqiptare ASH-AAA, takimi anulohet.
Kërkuam sqarim nga koalicioni ASH-AAA, për anulimin e takimit. Për Klan M nga opozita shqiptare thanë se, një takim I këtillë është I vonuar dhe se është dashur të mbahej para miratimit të ligjit dhe metodologjisë së regjistrimit.
KOALICIONI ASH – AAA
Tash në këtë fazë kur shtabi ynë për regjistrim punon me efikasitet të madh dhe kur mërgimatarët regjistrohen masovikisht, nuk jemi të interesuar për një fotografim me Artan Grubin, i cili në kontinuitet tenton ta përvetëson këtë proces si e arritur e BDI-së, e në ndërkohë pa mos sqaruar ende pse dështoi regjistrimi i vitit 2011.
Kreshnik Bekteshi nga BDI-ja, gjatë një prononcimi për mediat tha se në këtë takim, përvec se për regjistrimin do të diskutohej edhe për gjetjen e zgjidhjes për zhbllokimin e Kuvendit, por se, sipas tij, opozita ka për qëllim vetëm të bllokojë ligjet.
KRESHNIK BEKTESHI – BDI
“Sot i ftuam që të marrin pjesë në takim dhe të flasim për temat e tilla, dhe duket se qëllimi i tyre është të bllokojnë ligjet. Ligji që mori “karton të gjelbër” nga opozita maqedonase në seancë plenare, u bllokua në Komisionin për financa dhe buxhet nga opozita shqiptare”.
/KlanMacedonia